Malaj te Komisioni i Ekonomisë: Rritje e pensioneve nga janari i 2026

10 Nëntor 2025 | 10:54

Ministri i Financave, Petrit Malaj këtë të hënë ka prezantuar në Komisionin e Ekonomisë projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Malaj theksoi se ky projektbuxhet ka si kryefjalë pensionet.

Ai më tej theksoi se  do të ketë rritje të pensioneve nga janari 2026. Ministri u shpreh se objektiv është që deri në vitin 2030 të kryehet një rrije graduale e pensioneve.

“Duke filluar nga janari 2026, përmes mbështetjes buxhetore, do të zbatojmë një kompensim të ardhurash për të gjithë pensionistët bazuar në kategorinë e pensionit që ata përftojnë aktualisht. Dhe më konkretisht, do të kemi rritje me 1800 lekë në muaj për pensionet urbane me vite të plota pune.

Do të kemi rritje me 8000 lekë ose 800 lekë në muaj për pensionet urbane të pjesshëm. Do të kemi një rritje me 1000 lekë në muaj për pensionet rurale. Do të kemi një rritje me 700 lekë në muaj për pensionet familjare. Do të kemi një rritje me 600 lekë në muaj për pensionet e invaliditetit në punë.

Kjo ndërhyrje synon rritjen graduale të nivelit të pensioneve me objektivin final që në vitin 2030 të ardhurat mesatare mujore nga pensionet të arrijnë 40 mijë lekë për pensionet urbane të plota nga 27 350 lekë që janë aktualisht. 22 mijë lekë për pensionet urbane të pjesshme nga 16 mijë e 300 lekë qe janë aktualisht.

18 mijë lekë për pensionet mesatare rurale nga 11 mijë 400 që janë aktualisht. 18 për pensionet mesatare familjare nga 11 mijë e 300 që janë aktualisht. Dhe 30 mijë lekë për pensionet e invaliditetit nga 24 mijë e 300 lekë që janë aktualisht”, tha Malaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij

Duke folur për protestat e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, gazetarja Mirela Milori u shpreh se problematikat e ngritura në shesh po përpiqen të zbehen...
22:28 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë

Pas rreth dy orësh fjalimesh në ditën e 26-të të protestës, aktivistët dhe qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë kanë nisur marshimin nëpër kryeqytet, duke thirrur...
21:36 | 25/06/2026