Balluku në krah të Ramës prezanton projektin OSHEE Charge: Vlerësim për intergimin
OSHEE ka prezantuar këtë të hënë projektin e ri “OSHEE Charge”, një shërbim i dedikuar për karikimin e mjeteve elektrike, që synon të nxisë përdorimin e energjisë së pastër dhe të mbështesë zhvillimin e transportit të qëndrueshëm në Shqipëri.
Në ceremoninë e prezantimit morën pjesë Kryeministri Edi Rama dhe Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, të cilët nënvizuan rëndësinë e këtij projekti për tranzicionin energjetik dhe avancimin e infrastrukturës për mjetet elektrike në vend. Balluku gjatë fjalës së saj u shpreh se është vlerësuar integrimi rajonal dhe bashkëpunimi në tregun e përbashkët i Ballkanit Perëndimor.
“Sot OSHEE funksionon si kompania mëmë e cila merret me të gjithë pjesë administrative të mbarëvajtjes së sektorit. Nga ana tjetër kemi krijimin e kompanive të cilat sot po forcohen dhe po pritet të krijohen kompani të tjera siç është operatori i energjisë së rinovueshme.
Gjithashtu është vlerësuar integrimi rajonal, sa i përket funksionalitetit të bursës me energji dhe bashkëpunimi në tregun e përbashkët i Ballkanit Perëndimor. Është vlerësuar zhvillimi i burimeve të rinovueshme përmes ankandeve transparente dhe rritjes së pjesëmarrjes private në kontributin e prodhimit të energjisë së rinovueshme në vendin tonë”, tha Balluku.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 14:45 Ministrja suedeze merr foshnjen me vete në mbledhjen e qeverisë
- 14:45 Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë 160 të burgosur lufte secila
- 14:40 Shqiptarët të lidhur me kartelin “Los Lobos”, Artan Hoxha zbardh të vërtetën
- 14:38 Fyerje, diskriminim, dhunë, vdekje – DW: Ekspertët paralajmërojnë për rritjen e racizmit anti-musliman në Gjermani
- 14:36 Brukseli propozon zgjatje të statusit për refugjatët ukrainas
- 14:34 Një tërmet i fortë me magnitudë 6.4 ballë godet Filipinet, panik në Mindanao