Zgjedhjet, Celibashi: Nuk është domosdoshmëri që të ketë kufi të pjesëmarrjes
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi gjatë deklaratës së tij për media është pyetur edhe lidhur me pjesëmarrjen e ulët në zgjedhjet e pjesshme dhe sa legjitimë janë 5 fituesit si kryetarë bashkie. Celibashi u shpreh se ai i përket grupit që sipas tij nuk ka një kufi të caktuar të pjesëmarrjes për ti quajtur të vlefshme zgjedhjet.
“Në gjykimin e vlerësimin tim, i përkas grupit të atyre personave që angazhohen në procesin zgjedhor, që nuk është domosdoshmëri që të ketë kufi të pjesëmarrjes për t’i konsideruar zgjedhjet e vlefshme. Po ka një grup tjetër nën një përqindje të caktuar nuk mund të konsiderohen të vlefshme dhe duhen përsëritur.
Ka argumente për të dyja pikëpamjet. Ta vlerësojë politika se si e kanë interesin dhe si ato mendojnë se është interesi i qytetarëve. Për mua edhe ata që nuk votojnë, kanë një shprehje të interesit të tyre politik, shoqëror etj”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Inteligjenca Artificiale në numërimin në Tepelenë, Celibashi: Ishte i suksesshëm
- Inteligjenca artificiale në zgjedhjet e 2027, përgjigjet Celibashi
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:30 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)