Shtyrja e seancës paraprake, Kryemadhi: Dosja të kthehet për hetim në SPAK
Monika Kryemadhi gjatë fjalës së saj në deklaratë për mediat pas shtyrjes së seancës paraprake të dosjes “Meta” u shpreh se do të kërkojnë që kjo dosje të kthehet në SPAK. Sipas saj nuk ka prova të reja teksa theksoi se Prokuroria ka shkelur procedurën duke çuar dosjen në gjykim pa mbyllur hetimet.
Kryemadhi shtoi se letër porosia nga SHBA ka sjellë informacionin e saktë dhe zbardh përfundimisht se çfarë ka ndodhur me GISIS. Sipas saj është e faktuar që LSI ka paguar aq fatura sa ka deklaruar dhe aq janë derdhur në llogarinë bankare të GSIS.
“Nuk ka asnjë provë të re, por është kthimi i përgjigje të letër porosisë që ka bërë SPAK në nëntor 2024 dhe ka ardhur më 1 tetor. Kjo tregon që Prokuroria ka shkelur procedurën duke çuar dosjen në gjykim pa mbyllur në hetimet për të vetmin shkak, sepse i binte të dilte Ilir Meta nga burgu. Ka thagma që do të nxjerrin në pah se kush janë keqdashësit, apo sabotuesit.
Kjo dosje siç ka ardhur do të kthehet prapa. Do të kërkojmë rikthimin e dosjes në SPAK, sepse vetë letër porosia nga SHBA ka sjellë informacionin e saktë dhe zbardh çfarë ka ndodhur me GSIS. Ky hetim ka filluar për të hetuar minierat e floririt, gradaçelat në Angli dhe Amerikë dhe milionat në offshore, por po rezultojmë që kemi ngelur të heqja e mitrës së Monika Kryemadhit në 2019”, tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ministrja Koçiu: Kemi rritur ndjeshëm sigurinë! U ul numri i krimeve të rënda
- U kërkua përjashtimi i gjyqtares Gjoka, shtyhet seanca paraprake për dosjen “Meta”
Vritet me armë zjarri 50-vjeçari në Vorë (EMRI)
Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
“Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 08:34 Anglia përmbys Norvegjinë në shtesë dhe siguron gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026
- 08:10 Vritet me armë zjarri 50-vjeçari në Vorë (EMRI)
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:21 Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë