Gazetari: Atentati në Rinas u filmua nga kamerat e sigurisë

11 Nëntor 2025 | 18:58

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka sjellë detaje të reja lidhur me atentatin në Rinas, ku mbeti i vrarë miku i Emiljano Shullazit, 47-vjeçari Gilmando Dani, ndërsa u plagos 40-vjeçari Muçi Shaljani (Sheqeri )

Ndërsa i ka bërë një dinamike ngjarjes gazetari Ferhati tha se e gjithë skena e atentatit është filmuar nga kamerat e sigurisë në zonë ndërsa dyshohet se një prej autorëve ka zbritur nga makina, i është afruar automjetit të viktimës dhe e ka qëlluar sërish.

“Dyshohet se është qëlluar fillimisht me dy kallashnikovë, dhe më pas duhet të konfirmohet nëse një nga autorët ka zbritur nga automjeti për t’u afruar Gilmando Danit dhe ta qëllojë sërish, pasi autoret duket se kanë pasur informacion të saktë. Po shqyrtohen dhjetra kamera sigurie të bizneseve, por edhe të aeroportit. Dyshohet se mund të ketë pasur persona ndihmës në këtë atentat, në rolin e vëzhguesve. Deri më tani, grupi hetimor e ka të qartë ngjarjen, pasi ka pamje të vrasjes nga kamerat e sigurisë së bizneseve private dhe kamerave shtetërore. Automjeti i autorëve ka qëndruar përbri automjetit të viktimës dhe të plagosurit, ku janë qëlluar disa herë. Ata nuk kanë arritur të kryejnë rrethrrotullimin dhe kanë humbur kontrollin e mjetit. Sa i takon pistave hetimore, është herët për të folur, por dyshohet për konflikte mes grupeve rivale”, tha Ferhati.

Gazetari shtoi se është e vështirë të përcaktohet numri i saktë i autorëve, por sipas tij mendohet të kenë qenë tre persona, njëri në rolin e drejtuesit të automjetit dhe dy të tjerë si qitës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026