Dogjën dy makina në Vlorë, arrestohet 21-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori i tij

12 Nëntor 2025 | 10:29

Një person është arrestuar si autor i dyshuar i djegies së dy automjeteve në lagjen “Isa Boletini” në Vlorë. Policia gjithashtu ka identifikuar një tjetër person të cilin e ka shpallur në kërkim lidhur me ngjarjen.

Ata në bashkëpunim me njëri-tjetri, kanë djegur me lëndë djegëse dy automjete, tip “Audi” dhe “Suzuki”. Policia po punon për zbardhjen e motivit, si dhe për kapjen e autorit të dytë.

“Vlorë/ Finalizohet nga Komisariati i Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë Vlorë, operacioni policor i koduar “Double Flames“. Zbardhet djegia e qëllimshme e dy automjeteve, ngjarje e ndodhur më datë 10.11.2025, në lagjen “Isa Boletini”.

Identifikohet dhe ndalohet njëri prej autorëve të dyshuar, ndërsa tjetri shpallet në kërkim. Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vlorë, pas një pune të mirëorganizuar hetimore dhe nën drejtimin e Prokurorisë Vlorë, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Double Flames”, në kuadër të të cilit u dokumentua ngjarja e ndodhur më datë 10.11.2025, në lagjen “Isa Boletini”, ku u dogjën me zjarr dy automjete.

Si rezultat, u bë ndalimi i shtetasit Xh. S., 21 vjeç, dhe shpallja në kërkim e shtetasit D. D., 28 vjeç, të dy banues në Vlorë.Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë djegur me lëndë djegëse dy automjete, tip “Audi” dhe “Suzuki”. Punohet për zbardhjen e motivit, si dhe për kapjen e autorit të dytë.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim”, njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026