Xhaçka pret Roth: Gjermania mbështet Konferencën e Parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE brenda Presidencës portugeze

28 Maj 2021 | 10:57

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, priti sot në një takim, ministrin gjerman të Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme federale, Michael Roth, i cili po zhvillon një vizitë dyditore në Shqipëri.

Ministrja Xhaçka vlerësoi qëndrimin dhe angazhimin e Berlinit zyrtar, për arritjen e një konsensusi në BE mbi miratimin sa më të shpejtë të Kuadrit Negociues dhe zhvillimin e Konferencës së parë Ndërqeveritare, bëhet me dije në njoftimin e MEPJ.

“Ne kemi bërë detyrat e shtëpisë. Gjërat po lëvizin në drejtimin e duhur, edhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Nëse shikoni se sa punë është bërë që nga vendimi i Këshillit të Marsit 2020, pavarësisht nga fakti se 15 muajt e fundit kanë qenë ndër më të vështirat në historinë tonë, ju e kuptoni se sa të përkushtuar dhe të përgjegjshëm jemi ndaj procesit të integrimit”, tha ministrja Xhaçka gjatë takimit dy palësh.

Ministri Roth ritheksoi edhe njëherë qëndrimin e Gjermanisë në mbështetje të mbajtjes së Konferencave të para Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut brenda presidencës portugeze të BE-së.

Ai konfirmoi se Gjermania së bashku me vende të tjera partnere të BE-së janë angazhuar fuqimisht për të sheshuar sa më shpejt të gjitha mosmarrëveshjet ekzistuese midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për të arritur objektivin e caktuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama

Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte në Kryeministri presidenti e Lituanisë Gitanas Nausėda. Bëhet e ditur se takimi ka pasur në fokus forcimin...
17:16 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026