SPAK merr të pandehur ish-drejtorin e Burgjeve, Agim Ismaili

13 Nëntor 2025 | 11:38

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka marrë zyrtarisht person në hetim ish-drejtorin e Burgjeve, Agim Ismaili. Ismaili është marrë i pandehur për tentativën e hakërimit të SPAK. Ai qëndroi 1 orë e 30 minuta në ambientet e SPAK.

Ismaili është marrë në pyetje në praninë e një avokati. Ndaj tij po zhvillohen hetime për veprat penale “përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “grupi i strukturuar kriminal” dhe “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Pas daljes së tij, ai ka refuzuar t’iu përgjigjet gazetarëve dhe është larguar. Më parë, ai është pyetur si person në dijeni në lidhje me të paktën dy dosje hetimore.

SPAK më 12 mars ishte në shënjestër të një ndërhyrje të paligjshme të adresave të email-eve të prokurorëve të posaçëm. Nga kjo ngjarje nuk u arrit të ndërhyhej në sistemin e brendshëm të SPAK.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:10 | 04/06/2026