Celibashi: Të heqim partitë nga administrimi i zgjedhjeve! Komenton dhe Gonzato
Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, së bashku me Ambasadorin e Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato, zhvilluan një tryezë në kuadër të projektit të Këshillit të Evropës me titull “Mbështetje për ciklin e procesit zgjedhor”.
Ambasadori Gonzato theksoi rëndësinë e reformës për integrimin e Shqipërisë.
“Kënaqësi e madhe të jem mes jush në mbështetje të Shqipërisë drejt hyrjes në BE. Nisja e këtij cikli sot është një moment i rëndësishëm për Shqipërinë. Duhet një reformë e thellë zgjedhore. Raporti i fundit i OSBE-së nxjerr disa problematika si fusha e pabarabartë, fushata zgjedhore apo financimi. Këto reforma nuk janë vetëm hapa teknikë, por hapa themeltarë të Shqipërisë drejt BE-së.”-tha Gonzato.
Ai shtoi rëndësinë e angazhimit të palëve për një reformë gjithëpërfshirëse.
“Reforma zgjedhore përfaqëson hap të mirë drejt integritetit zgjedhor, nxisim palët për reformë gjithëpërfshirëse, duhet produkt i mirë. KQZ ka marrë hapa të rëndësishëm në analizën paszgjedhore dhe ka paraqitur disa propozime.”-vijoi Gonzato.
Gonzato u shpreh edhe për ndikimin e reformës në procesin e integrimit.
“Reforma zgjedhore është pjesë domethënëse për rezultatet e Shqipërisë për ne BE, sidomos në Kapitullin e Parë, themel i anëtarësimit në BE.”-shtoi Gonzato.
Celibashi vuri theksin mbi sfidat e administratës zgjedhore dhe nevojën për përmirësim.
“KQZ në bashkëpunim me BE dhe partnerë të tjerë, siç është trajnimi i administratës zgjedhore, ka konstatuar se administrata nuk i ka përmbushur pritshmëritë për të performuar në mënyrë profesionale. Tani, momenti politik e social i Shqipërisë si vend kandidat për në BE, dhe në prag të anëtarësimit, ka sjellë mundësinë që për një çështje të rëndësishme siç është administrata zgjedhore, të ndërmerren ndryshime.”-tha Celibashi.
Ai theksoi problemet e dominimit politik në administratë.
“Historia ka treguar se administrata zgjedhore, siç është sot, nuk siguron një administrim profesional dhe të paanshëm të procesit. Dominimi i administratës zgjedhore nga partitë politike ka krijuar handikap, ndaj në kuadër të reformës zgjedhore, kjo çështje duhet të jetë ndër të parat që duhen zgjidhur.”-tha Celibashi.
Celibashi konfirmoi qëndrimin e KQZ-së për ndryshime strukturore.
“Është rasti të rikonfirmoj qëndrimin e KQZ që të ndryshohet definitivisht administrata zgjedhore. Kjo nuk do të thotë që partitë të zhvishen nga kjo përgjegjësi, por jo si sot që administrata zgjedhore është gati 100% nën kontrollin e KQZ.”-vijoi Celibashi.
Ai gjithashtu njoftoi planin për trajnime të administratës zgjedhore.
“Jemi gati të kontribojmë me trajnimin e administratës zgjedhore për komisionet e niveleve të dyta dhe të treta. Është një proces që do të marrë kohë dhe është i vështirë, por edhe partitë politike e kanë kuptuar se mënyra si funksionon administrata zgjedhore nuk është ajo e duhur dhe e mbështesin KQZ për të shkuar në këtë drejtim. Do të jetë ndryshim thelbësor për mënyrën se si zgjedhjet do të administrohen në të ardhmen.”-përfundoi Celibashi.
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 09:58 Një raketë godet një cisternë pranë brigjeve të Omanit, trafiku “i paralizuar” në Hormuz pas sulmeve SHBA-Iran
- 09:53 Oficeri i policisë së Sarandës përplaset fizikisht me një grup personash, disa të shoqëruar
- 09:51 Oligarkët rusë zhvendosin dhjetëra miliarda jashtë vendit, teksa Kremlini shtrëngon kontrollin
- 09:43 Ende viktima të tjera nga tërmeti në Venezuelë, numri rritet në 4,930
- 09:41 Tre të vdekur, dhjetëra të plagosur dhe gjysmë milioni njerëz pa drita nga stuhia më e fortë në 20 vjet në Kili (VIDEO)
- 09:32 Zelensky flet për kabinetin e ri qeveritar: Detyra kryesore garantimi i sigurisë, do ketë ndryshime me partnerët