Kundërshtoi me dhunë policin, në pranga 29-vjeçari në Tiranë, 3 të tjerë në kërkim
Është arrestuar këtë të enjten nga policia e Tiranës shtetasi D. D., 29 vjeç pasi ka kundërshtuar me dhunë, punonjësin e policisë, gjatë kryerjes së veprimeve procedurale në lidhje me një masë administrative.
Ndërkohë, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit L. Xh. dhe D. F., si dhe janë shpallur në kërkim shtetasit A. Sh., Sh. M. dhe F. D., pasi këta pesë shtetas kanë penguar punonjësin e policisë për t’i vendosur masën administartive shtetasit D.D.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, arrestuan shtetasin D. D., 29 vjeç, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit L. Xh. dhe D. F., si dhe shpallën në kërkim shtetasit A. Sh., Sh. M. dhe F. D., pasi i arrestuari ka kundërshtuar me dhunë, punonjësin e Policisë, gjatë kryerjes së veprimeve procedurale në lidhje me një masë administrative, ndërsa 5 shtetasit e tjerë kanë penguar punonjësin, gjatë këtyre veprimeve. Punohet për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim për këtë rast”,- thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës