Linja nënujore Shqipëri-Itali, projekt strategjik për sigurinë energjetike rajonale

13 Nëntor 2025 | 14:01

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, zhvilloi sot në Romë një takim zyrtar me Ministrin e Mjedisit dhe Energjisë të Italisë, Gilberto Pichetto Fratin. Diskutimet u përqendruan në forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e energjisë, si dhe në projektet strategjike që pritet të thellojnë partneritetin mes dy vendeve.

Në qendër të bisedës ishte projekti madhor për ndërtimin e linjës nënujore Shqipëri–Itali, një infrastrukturë energjetike e rëndësishme që do të lidhë sistemet elektroenergjetike të të dy vendeve. Ky projekt është pjesë e korridorit energjetik Lindje–Perëndim, që përfshin Rumaninë, Bullgarinë, Greqinë, Shqipërinë dhe Italinë, duke krijuar një rrjet strategjik me ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë energjetike të gjithë rajonit.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Ministrja Balluku theksoi rëndësinë e këtij investimi, i cili pritet të hapë një kapitull të ri në bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Italisë, duke ndihmuar në garantimin e qëndrueshmërisë dhe diversifikimit të burimeve të energjisë.

“Sot pata kënaqësinë të zhvilloj një bisedë të frytshme me Ministrin e Mjedisit dhe Energjisë të Italisë, z. Gilberto Pichetto Fratin. Diskutuam gjerësisht mbi forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë në sektorin energjetik, me fokus projektin strategjik për ndërtimin e linjës nënujore që do të lidhë dy vendet tona. Ky investim do të hapë një kapitull të ri në marrëdhëniet tona dhe do të kontribuojë në sigurinë dhe qëndrueshmërinë energjetike në rajon,” shkruan Balluku.

Gjatë takimit u theksua se raportet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Italisë përbëjnë një bazë të fortë për nisma të reja bashkëpunimi në interes të qytetarëve të të dyja vendeve.

Takimi Balluku–Fratin është zhvilluar në kuadër të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive shqiptare dhe italiane në Romë, një ngjarje që synon të forcojë më tej marrëdhëniet strategjike dhe partneritetin ekonomik e institucional mes Tiranës dhe Romës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026