Marrëveshja për emigrantët, Meloni: U përpoqën të na pengojnë, por do ecim para
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama pas mbledhjes së përbashkët të dy qeverive i vlerësoi marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë si shumë të veçanta që shkojnë përtej interesave reciproke.
Meloni komentoi edhe marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët, të cilën kryeministrja italiane e cilësoi me frymë europiane që tregon Shqipëria po sillet si vend anëtar i BE-së.
Kryeministrja italiane tha se shumë u përpoqën ta pengojnë këtë marrëveshje, ndërsa theksoi se do të vazhdojë më tej.
“Sa i takon sigurisë, fokusi po aq i marrëveshjeve të rëndësishme që do fuqizojnë luftën kundër trafikut të drogës janë hallka shumë të rëndësishme që kalon nga një vizon i të përballuarit së bashku të fenomenit të migracionit për protokollin tonë me Shqipërinë, për të cilën unë edhe një herë do doja të falënderojmë Ramën dhe gjithë popullin shqiptar. Ajo që u tregua me nënshkrimin e këtij protokolli është fakti që Shqipëria sillet si një vend anëtar i BE. Unë kam gjykuar dhe vazhdoj të gjykoj se është protokolli që ne kemi nënshkruar me frymë të thellë evropiane sepse vë theksin se emigrimi është fenomen mbarë evropian. Është një protokoll novatore që ka ngjallur interesin e shumë vendeve të tjera, sigurisht jo të gjithë arritën ta kuptonin vlefshmërinë e këtij modeli, shumë ishin ata që punuan fort për ta frenuar apo bllokuar atë, por ne jemi të vendosur të vazhdojmë para sepse mendojmë se ka potencial”, tha Meloni.
LEXONI GJITHASHTU:
Propozimi për statusin e “Dëshmorit të Atdheut” për gjyqtarin Kalaja, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve
Shpërthim me tritol në një automjet në Krujë
Nipi plagos me thikë xhaxhanë në Kamëz
- 15:28 Rutte nga Turqia: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Shqipëri
- 15:20 Vrau 15 pacientë dhe u përpoq të fshihte gjurmët, dënohet me burgim të përjetshëm mjeku në Gjermani
- 15:08 Deklarata e plotë e Samitit të Ankarasë: NATO riafirmon mbrojtjen kolektive dhe mbështet Ukrainën
- 15:02 Miratohet Deklarata e Ankarasë: NATO shpall mbi 50 miliardë dollarë prokurime të reja ushtarake
- 14:50 8 shtete anëtare kundërshtojnë hapjen e grupit të ardhshëm të pranimit të Serbisë në BE
- 14:41 Trump ndryshon mendim, u thotë udhëheqësve të NATO-s se dëshiron ta mbajë SHBA-në në aleancë