Anglia synon fitoren ndaj Serbisë, Thomas Tuchel kërkon rekordin e parë me 3 Luanët
Anglia synon që ta mbyllë me fitore Grupin K, çka do të sillte një rekord për trajnerin Thomas Tuchel në aventurën e tij të parë me 3 Luanët ndërsa për ta arritur këtë, i duhet të mposhtë Serbinë.
Dy skuadrat përballen mbrëmjen e kësaj të enjte në “Wembley”, ku vendasit janë favoritë të padiskutueshëm për fitimin e sfidës, sidomos duke marrë parasysh rezultatin e ndeshjes së parë në Beograd, që përfundoi 5-0 në favor të Anglisë.
Më parë, ata janë përballur edhe një herë tjetër, ku 3 Luanët gjithashtu dolën fitimtarë me rezultat minimal.
Kjo ndeshje ka rëndësi edhe për Shqipërinë, pasi në rast fitoreje të Serbisë, gara do të mbetej e hapur deri në fund.
Në të kundërt, kuqezinjtë sigurojnë Play-Off-in, Serbia eliminohet, dhe Anglia kalon direkt në Botëror si vend i parë.
Në mbrëmje në fushë zbresin edhe skuadra të tjera të mëdha evropiane, si Franca, Portugalia dhe Italia.
Trikolorët e Didier Deschamps presin në shtëpi Ukrainën dhe, në rast fitoreje, konfirmojnë menjëherë pjesëmarrjen në Botëror.
Sa i përket Portugalisë, nuk ka shumë histori; ekipi ka zhvilluar një rrugëtim të jashtëzakonshëm në kualifikuese dhe luan në transfertë me Irlandën.
Italia gjithashtu shpreson të sigurojë një biletë për në Botëror në mbrëmje dhe është shumë pranë marrjes së saj.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës