Pas bllokimit të 50 tonëve misër, AKU Elbasan nis kontrolle në gjithë qarkun

14 Nëntor 2025 | 11:33

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Elbasan ka ndaluar një ngarkesë prej 50 tonësh misër rifuxho për bagëti, e importuar nga Serbia, në zbatim të urdhrit të Ministrisë së Bujqësisë për kontroll të shtuar dhe ndalim të përkohshëm të produkteve që vijnë nga ky vend. Masa është marrë pas dyshimeve për mospërputhje me standardet e sigurisë ushqimore, çka ka ngritur shqetësim mes autoriteteve dhe ka vënë fokusin te produktet bujqësore të importit.

Ngarkesa është bllokuar në një subjekt në Elbasan, ku inspektorët e AKU-së kanë kryer verifikimet e para dhe kanë marrë mostra për analizë laboratorike. Aktualisht, e gjithë sasia prej 50 tonësh ndodhet në pritje të rezultateve, ndërsa 25 tonë të këtij misri pritet të asgjësohen, bazuar në dyshimet fillestare dhe kontrollet paraprake.

Në të njëjtën kohë, AKU Elbasan ka intensifikuar kontrollet edhe në subjekte të tjera të qarkut, me synimin të garantojë sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorëve. Autoriteti paralajmëron se çdo produkt që nuk përmbush standardet do të bllokohet dhe, nëse është e nevojshme, do të asgjësohet.

Institucionet vijojnë monitorimin, ndërsa pritet që në ditët në vijim të publikohen rezultatet përfundimtare të analizave.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se para se të vinte në emision kishte marrë një...
22:21 | 04/06/2026

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se Ivanka Trump dhe Jared Kushner nuk e kanë ditur...
22:05 | 04/06/2026

Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu

Po mbahet edhe këtë të enjte, në ditën e pestë, protesta e qytetarëve kundër projektit të Zvërnecit. I ftuar këtë të enjte në Now me...
21:40 | 04/06/2026