Rama: Zgjedhjet s’ishin për të fajësuar Veliajn, Tirana s’drejtohet dot me delegim
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takim me banorët e njësisë nr 3 në Tiranë u shpreh se prezantimin e buxhetit pë bashkinë duhet ta bënte kryebashkiaku, Erion Veliaj.
Rama theksoi se asnjë qytet nuk mund të qeveriset me telekomandë apo delegim. Ai theksoi se e respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese teksa shtoi se drejtësia është e pavarur.
Rama komentoi edhe arsyet e mbajtjes së zgjedhjeve në bashkinë e Tiranës duke theksuar se ato nuk ishin për të fajësuar Veliajn, por që qytetarët të kenë në krye të detyrës kryetarin e zgjedhur prej tyre.
“Duhet të ishte kryetari për të prezantuar buxhetin, por e dini situatën. Është për të ardhur keq, por ka shumë gjëra për të ardhur keq. Por përfundimisht nuk ka ca na vjen keq por të shohim përpara. Çfarë nuk thuhet në këtë vend por nuk ëshë vetëm ky vend.
E gjithë bota jeton në një atmosferë nga dhjetërat e titujve në sekondë nëpër faqet e botës dixhitale dhe ndër 100 tituj që lexoni, ju siguroj, për sa na takon, 95% janë ose gjysmë të vërteta ose komplet rrena. E solla këtë në vëmendje se kur kryetari i bashkisë u mor nga zyra për tu mbyllur në qeli pa gjyq, atëherë për herë të parë e ngrita zërin lidhur me një proces të drejtësisë duke thënë se është disproporcionale për faktin se cilado qoftë arsyeja pse drejtësia heton kryetarin e bashkisë, janë të pamjaftueshme nuk di arsye për sa kohë nuk ka vrarë njeri dhe nuk është kapur në flagrancë duke bërë krim, për ta lënë Tiranën pa kryetar bashkie të zgjedhur.
Gjithsesi pavarësisht se ca themi, drejtësia është e pavarur. Falë një hapi të jashtëzakonshëm që ka bërë PS për ta pavarësuar drejtësinë në Shqipëri pas 100 e kusur vitesh shtet shqiptar. Pastaj në të gjithë shkallët ku kryetari kërkoi hetimin në gjendje të lirë e humbi, dhe kur u ezauruan të gjitha shkallët ishte gjëja më normale të mendohej për qytetin e njerëzit që kanë edhe ata një të drejtë shumë të madhe themelore, për t’u qeverisur nga të zgjedhurit e tyre”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij