Takim me banorët e njësisë 3, Rama: Nga janari 1.7 mld euro plus për pensionistët

15 Nëntor 2025 | 10:30

Kryeministri, Edi Rama këtë të shtunë po zhvillon një takim me banorët e njësisë nr 3 në Tiranë ku po prezanton Projekbuxhetin 2026. Rama u ndal tek pensionet teksa theksoi se nga janari 2026 do të vendosin në dispozicion 1.7 miliardë euro për pensionistët.

“Ne kemi vendosur, angazhuar në dispozicion të pensionistëve 1.7 miliardë euro plus që do të disbursohen gjatë mandatit tonë të katërt, duke filluar nga janari i vitit që vjen, dhe çdo vit do të financohet dyfishi i vitit të mëparshëm.

Çfarë do të marrin pensionistët në 2026, do të dyfishohet në 2027, në 2028 do të trefishohet. Do të arrijmë objektivin që pensionin mesatar të plotë në zonat urbane ta kemi 400 euro, dhe pensionin minimal në zonën rurale ta kemi 180 euro.

Sforco e madhe por që më në fund mund ta bëjmë pasi jo vetëm është diçka që e kemi synuar dhe dëshiruar dhe është plotësisht e merituar për pjesën më të delikate të shoqërisë që janë gjyshërit tanë, por mund ta bëjmë pa cenuar pjesën tjetër rritjen ekonomike.

Të ardhurat që duhet të vendosim për të gjithë ato aspekte të jetës së përbashkët që lidhen më fëmijën, gjeneratën e re, shkollat e të gjitha institucionet e përkujdesjes”, tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja

Seanca për dosjen “Sterilizimi” është shtyrë për në datë 11 shtator. Burime bëjnë me dije se në procesin gjyqësor edhe gjykata nuk ka qenë gati...
11:16 | 17/07/2026

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, arrestohen në Durrës 2 persona

Finalizohet operacioni i koduar “Implikimi”, për kapjen e 2 shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht. 2 të ndaluarit, në kërkim nga Italia dhe Spanja, për trafikim/tregtim të...
11:12 | 17/07/2026

SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar rrëzimin e 23 kërkesave të paraqitura nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në procesin gjyqësor për dosjen e “Sterilizimit”. Gjatë...
11:00 | 17/07/2026