Distria Krasniqi shkëlqen në Zagreb, i sjell Kosovës medaljen e artë në Grand Prix

15 Nëntor 2025 | 14:24

Xhudistja e mirënjohur kosovare, Distria Krasniqi, ngriti edhe një herë flamurin e Kosovës duke fituar medaljen e artë në Grand Prixin e Zagrebit, një ndër garat më prestigjioze të xhudos në botë.

Në kategorinë deri në 52 kilogramë, kampionia olimpike tregoi dominim absolut nga ndeshja e parë deri në finale, duke dëshmuar se mbetet ndër emrat më të fortë në këtë peshë.

Në finalen e madhe, Krasniqi u përball me hungarezen Reka Pupp. Me qetësi dhe precizion, ajo triumfoi pas 2 minutash e 26 sekondash, duke siguruar titullin.

Rrugëtimi i saj drejt finales ishte po aq impresionues ku në raundin e dytë, mposhti brazilianen Amanda Lima, në çerekfinale, mposhti francezen Blandine Pont pas 2 minutash e 50 sekondash ndërsa në gjysmëfinale, italiania Gaia Stella u mposht pas 2 minutash e 3 sekondash, duke e çuar Krasniqin bindshëm në finale.

Kjo medalje e artë nuk është rastësi për 29-vjeçaren, e cila tashmë ka 8 medalje të arta në nivel Grand Prix, duke forcuar statusin e saj si një prej ikonave më të mëdha të sportit kosovar dhe botëror.

Krasniqi theksoi emocionet e saj nga Zagrebi:

“Është shumë mirë, kam kujtime të mira këtu. U bëra Kampione Evropiane këtu dhe gjithmonë marr medalje. Ky vend është afër Kosovës dhe më pëlqen shumë.”

Çmimi i Madh i Zagrebit 2025 u hap me një dominim evropian, ku medaljet e arta iu dhanë edhe:

Eva Perez Soler (-48 kg)

Enzo Jean (-60 kg)

David Garcia Torne (-66 kg)

Marica Perisic (-57 kg)

Turneu Botëror i IJF-së riktheu xhudon në Kroaci, me Arenën e Zagrebit plot emocione dhe tifozë të apasionuar pas sportit.

Në ceremonitë e ndarjes së medaljeve:

Distria Krasniqi mori medaljen nga Drejtori i Edukimit dhe Trajnimit të IJF-së, z. Mohammed Meridja, Enzo Jean u vlerësua nga z. Vladimir Barta, Drejtor Kryesor Sportiv i IJF-së, David Garcia Torne mori medaljen nga znj. Tina Trstenjak, Drejtoreshë e Gjyqtarëve të IJF-së ndërsa Marica Perisic u vlerësua nga Presidentja e Federatës Kroate të Xhudos, Dr. Sanda Corak.

Dita e parë e turneut tregoi një dominim të fuqishëm të sportistëve evropianë, ndërsa nesër priten ndeshje emocionuese në peshat e mesme, me shumë yje që do të luftojnë për medaljet e arta.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill

Këngëtarja me famë botërore Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë. Lajmi është...
17:54 | 04/06/2026

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026