Punësimi i Shaljanit në AMP/ Lirohen dy policët, gjykata: Arrestimi i paligjshëm
Gjykata Penale e Tiranës e cilësoi si të paligjshëm arrestimin e dy efektivëve të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, Bruno Cara dhe Arshim Zajmi, dhe nuk ka caktuar masë sigurimi për ta.
Prokuroria kishte kërkuar masat e sigurimit detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit, deri në sqarimin e plotë të rrethanave të hetimit.
Dy efektivët u proceduan nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), pasi u konstatua se kishin dhënë vërtetimin që të lejonte hyrjen në punë të Muçi Shaljanit.
Kujtojmë se Muçi Shaljani mbeti i plagosur në atentatin e Rinasit, kur po ktheheshin në Tiranë së bashku me Gilamndo Danin, dhe u gjendën nën breshërinë e armëve në një pritë të organizuar.
Gilmando Dani humbi jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa Muçi Shaljani vdiq këtë të diel në spital nga plagët e marra.
LEXONI GJITHASHTU:
Nipi plagos me thikë xhaxhanë në Kamëz
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
I shoqëruar nga ministrat Hoxha dhe Nufi, Rama mbërrin në Samitin e NATO-s. Takim me Rutte (VIDEO)
- 10:44 Nipi plagos me thikë xhaxhanë në Kamëz
- 10:43 Zyrtari i Emirateve të Bashkuara Arabe: Sulmet e Iranit, shenjë se janë të paaftë të angazhohen për uljen e tensioneve
- 10:35 Trump kritika ndaj Iranit: Të këqinj dhe të sëmurë, shkelën armëpushimin
- 10:25 Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
- 10:12 I shoqëruar nga ministrat Hoxha dhe Nufi, Rama mbërrin në Samitin e NATO-s. Takim me Rutte (VIDEO)
- 10:07 SHBA armatos Turqinë! Reagimi i parë i kryeministrit grek në Ankara