Muriqan/ Trasportonte pije të kontrabanduara nga Mali i Zi, arrestohet 46-vjeçari
Është kapur në flagrancë në aksin rrugor “Shkodër–Muriqan” një 46-vjeçar, pasi u kap duke transportuar mallra të dyshuara kontrabandë nga Mali i Zi.
Sipas raportimeve, policia ka ndaluar shtetasin F.L., i cili me automjetin e tij po transportonte mallra të dyshuara kontrabandë, 352 kuti, të cilat mbanin 8448 kanaçe pije freskuese.
Sakaq, ka nisur procedimi për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit I. K., 32 vjeç, dhe G. K., 53 vjeç, të dy me detyrë kontrollorë në doganën e Muriqanit.
Ndërkohë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale mallrat e kontrabanduara, me vlerë rreth 5000 euro, dhe automjeti.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Ministrja Ibrahimaj: 12 mijë sipërmarrje të reja, do të vijojmë mbështetjen për bizneset
Bizneset shqiptare investojnë në teknologji për t’u afruar me standardet e Bashkimit Evropian
Atentati ndaj Brian Syzos në Pogradec, arrestohet vëllai i autorit të dyshuar dhe vetë 35-vjeçari
- 13:35 Kryeministri hungarez kërkon nga BE-ja rimbursimin e gjobave për emigracionin
- 13:27 Andy Burnham emërohet udhëheqësi i ri i Partisë Laburiste
- 13:24 Bashkimi Evropian propozon zgjerimin e tregut të karbonit për fluturime
- 13:21 Netflix zbulon shifrën: Rreth 300 produksione kanë përdorur Inteligjencën Artificiale në vitin 2026
- 13:02 “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 12:50 Ministrja Ibrahimaj: 12 mijë sipërmarrje të reja, do të vijojmë mbështetjen për bizneset