Nëna dhe dy fëmijët humbën jetën nga helmimi, arrestohen 11 persona në Turqi

17 Nëntor 2025 | 17:25

11 persona janë arrestuar në lidhje me vdekjen një gruaje dhe dy fëmijëve të saj në Stamboll. Katër anëtarët e familjes po kalonin pushimet në Stamboll kur u sëmurën të mërkurën pasi hëngrën gatime të njohura në lagjen Ortakoy në brigjet e Bosforit.

Nëna, Cigden Bocek vdiq në spital të premten, një ditë pas vdekjes së djalit të saj Kadri, 6 vjeç, dhe vajzës Masal, 3 vjeç. Babai, Servet Bocek, mbetet në kujdes intensiv. Një hetim, i përqendruar fillimisht në dyshimet për helmim nga ushqimi, u nis nga zyra e prokurorit të Stambollit përpara se të dilnin prova se familja mund të ishte ekspozuar ndaj pesticideve në hotelin ku po qëndronin.

Raporti i toksikologjisë nga departamenti i mjekësisë ligjore pritet të publikohet sot, së bashku me analizën e mostrave të ushqimit të marra nga ekspertë të Ministrisë së Bujqësisë. Nëna dhe fëmijët e saj u varrosën të shtunën në një ceremoni në qytetin e tyre të lindjes, Bolvandin në Turqinë qendrore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump reagon për Andy Burnham: Kam dëgjuar se është jashtëzakonisht liberal

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka quajtur Andy Burnham “jashtëzakonisht liberal”, në komentet e tij të para publike për ish-kryetarin e bashkisë së Mançesterit të Madh që...
08:54 | 25/06/2026

Tërmetet dëmtojnë rrjetin e internetit në Venezuelë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Lidhja e internetit ra ndjeshëm në të gjithë Venezuelën të mërkurën, përfshirë kryeqytetin Karakas, pasi tërmetet e fuqishme të njëpasnjëshme dëmtuan infrastrukturën e energjisë dhe...
08:44 | 25/06/2026

Aksidenti hekurudhor në Londër, njëri tren kishte kaluar me semafor të kuq pak para përplasjes

Detaje të reja kanë dalë në dritë rreth aksidentit mes dy trenave në veri të Londrës ku si pasojë humbi jetën një person dhe plagosi rreth 100...
08:32 | 25/06/2026