Gjenerali amerikan, Clark nis dëshminë në mbrojtje të Thaçit në Hagë
Wesley Clark, dëshmitari i fundit i mbrojtjes së ish-presidentit, Hashim Thaçit po dëshmon këtë javë në seancën gjyqësore ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Clark dje shpalosi planin që kishte hartuar për fushatën ajrore të NATO-së.
“Së pari duhet të merrja leje për të hartuar një plan të NATO-së i takonte që shumë asete dhe zëra të SHBA do të ishin pjesë e këtij plani. Filloi me një ide që do të demonstronte kompetencën dhe fuqinë e SHBA për të vijuar me sulmet mbi Serbinë dhe kishte një lloj zhvillimi nëse ky spastrim do të vazhdonte më tej atëherë ne do të vazhdonim me fushata bombarduese në Kosovë dhe nëçoftëse Millosheviq nuk do të bindej atëherë ne do të vazhdonin me bombardime në Serbi, dhe nëse as kjo nuk do të funksiononte kishim opsione për të shkuar në rrugë tokësore”, tha ai.
Në një intervistë për KosovaPress të dhënë në vitin 2021 gjenerali Clark ka thënë se është krenar për popullin e Kosovës i cili luftoi për lirinë e tij dhe këmbënguli për të krijuar qeveri demokratike.
Ai ka rrëfyer edhe nismën e fushatës së NATO-s për të ndërhyrë në luftën që Serbia po bënte në Kosovë. Clark foli edhe se a është e mundur një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.
Wesley Clark është një gjeneral amerikan në pension i cili tashmë është një emër në historinë e luftës humanitare. Ai udhëhoqi bombardimet e NATO-s ndaj njësive ushtarake dhe policore Jugosllave, gjë që rezultoi me kapitullimin e ish-diktatorit, Sllobodan Millosheviç, i cili u detyrua të nënshkruajë një marrëveshje teknike ushtarake në Kumanovë për të lejuar paqeruajtësit e NATO-s të hynin në Kosovë. Gjenerali Clark konsiderohet si hero nga populli i Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet