Protestë në Strasburg në mbështetje të ish-krerëve të UÇK në Hagë

16 Nëntor 2025 | 10:36

Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të protestojnë sot nga ora 13:00 para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg, në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen padrejtësisht në Hagë.

Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati, ka theksuar se do të protestojnë për të kërkuar drejtësi dhe për t’ia përkujtuar institucioneve evropiane se kanë themeluar një gjykatë etnike mbi gënjeshtrat e ish-senatorit zviceran, Dick Marty, shkruan KosovaPress.

Gucati pret mbështetjen e madhe të mërgatës shqiptare në këtë protestë, ndërsa tha se do t’ua dërgojnë nga një letër të gjithë anëtarëve të Parlamentit të KiE-së për t’ua dëshmuar padrejtësinë e Gjykatës Speciale ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, të cilët tash e pesë vjet po mbahen në Hagë nën akuzën “për krime lufte”, raporton KosovaPress.

“Të gjitha ato vërejtje, shkelje i kemi vendosur në dokumentacione për secilin deputet që ta lexojë dhe ta dijë vetë se çfarë gjykate janë duke financuar”, tha ai.

Paraprakisht, veteranët kanë mbajtur protesta në Prishtinë, Hagë dhe Tiranë, ndërsa, kur u pyet për mundësitë e organizimit të një proteste në Shkup, Gucati tha se për momentin e njëjta nuk do të mbahet për shkak të situatës politike atje. Ndërkaq, ritheksoi se nuk planifikojnë të organizojnë protestë as në Luginë të Preshevës.

Krahas kësaj, Gucati theksoi se dëshmia e ish-gjeneralit amerikan Wesley Clark në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë do të jetë një bombë për Gjykatën Speciale.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Radoiçiç mori përgjegjësinë për sulmin në Banjskë në 2023, Vuçiç: Ai nuk është kriminel, Kosova shkaktare

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Millan Radoiçiç, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të...
08:42 | 30/06/2026

Kosova emëron gruan e parë atashe të Mbrojtjes në Shqipëri, Fatbardha Osaj merr detyrën në Tiranë

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka njoftuar se nënkolonelja e FSK-së, Fatbardha Osaj, ka marrë zyrtarisht detyrën si atashe e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës...
19:32 | 29/06/2026

U arrestuan për provokimet gjatë Vidovdanit, shtyhet më 1 korrik seanca ndaj 36 serbëve

36 serbët që u paraqitën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklaruar të pafajshëm, por një vendim për ta është shtyrë për 1 korrik, në...
17:45 | 29/06/2026