Reagon Gjykata e Korçës: Pse i liruam dy të akuzuarit për vrasjen e Egli Progës
Gjykata e Korçës ka reaguar në lidhje me lirimin e dy personave të akuzuar për vrasjen e Egli Progës në Pogradec.
Në reagimin e saj, gjykata sqaron se lirimi i Leonidha Guçes dhe Denis Meçes erdhi për shkak të përfundimit të afateve të paraburgimit.
“Gjykata ka konstatuar se afatet e paraburgimit, lidhur me masat e sigurimit personal të caktuara për ta (D.M. ‘Arrest në burg’, L.G. ‘Arrest në burg’, V.Sh. ‘Arrest në shtëpi’), edhe pas zgjatjes së tyre sipas periudhës së parashikuar nga ligji procedurial penal (neni 264), kanë përfunduar”, njofton Gjykata e Korçës.
“Në vijim, mbi bazën e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, gjykata, pasi ka konstatuar humbjen e fuqisë së paraburgimit për shkak të kalimit të afateve ligjore të parashikuara nga Kodi i Procedurës Penale, ka caktuar për ta masa të tjera sigurimi (të ndryshme nga ato për të cilat ka kaluar afati i paraburgimit). Konkretisht: për personin nën hetim D.M. ka caktuar masën e sigurimit personal ‘Arrest në shtëpi’, për personin nën hetim L.G. ka caktuar masën e sigurimit personal ‘Arrest në shtëpi’, dhe për personin nën hetim V.Sh. ka caktuar masën e sigurimit personal ‘Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore’ dhe ‘Ndalim të daljes jashtë shtetit’”, thuhet në njoftim.
Pesëmbëdhjetë muaj pas vrasjes së Egli Progës në Pogradec, asnjë prej pesë të akuzuarve nuk ndodhet në qeli.
Tre ditë më parë, kanë lënë paraburgimin edhe dy të dyshuarit për vrasje, Leonidha Guçe dhe Denis Meçe, të cilët dolën nga qelia pasi Prokuroria e Korçës shkeli afatet, dhe gjyqtarja Luljeta Kole caktoi ndaj tyre masën “arrest shtëpie” deri në përfundimin e hetimeve.
Ndërkohë, Arjan Manellari, Voltan dhe Andi Shkulaku, të akuzuar për moskallëzim krimi, janë në masën “detyrim paraqitjeje”.

LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut