Dëshmia e re ndryshon rrjedhën e hetimeve për Egli Progën, lihet në burg Shkullaku
Gjykata e Shkallës së Parë Korçë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për Andi Shkullakun, i cili u arrestua tre ditë më parë me urdhër të prokurorisë së Korçës. Shkullaku akuzohet për moskallëzim krimi, në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur më 10 gusht 2024, ku mbeti i vrarë 42-vjeçari Egli Proga.
Arrestimi i Shkullakut erdhi pas administrimit të një dëshire të re nga organi i akuzës, e cila hedh dritë mbi dinamikën e ngjarjes. Sipas kësaj dëshmie, Egli Proga fillimisht është dhunuar brenda lokalit nga shtetasi Leonidha Guçe, dhe më pas është goditur jashtë ambienteve nga Denis Meçe, i cili aktualisht akuzohet për vrasje me dashje.
Shkullaku dyshohet se ka qenë prezent në vendngjarje dhe ka dëshmuar aktet e dhunës, por është larguar pa kallëzuar ngjarjen, duke fshehur të vërtetën për hetuesit.
Dëshmia e re është një zhvillim i rëndësishëm në këtë çështje, pasi ndonëse prokuroria kishte mbyllur hetimet dhe dërguar dosjen për gjykim, faktet e reja mund të çojnë në bashkimin e dy dosjeve dhe rishikimin e akuzave.
Aktualisht, për vrasjen e Egli Progës:
- Denis Meçe akuzohet për vrasje me dashje
- Leonidha Guçe, Voltan Shkullaku dhe Arjan Manellari akuzohen për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës
- Andi Shkullaku për moskallëzim krimi
LEXONI GJITHASHTU:
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona
- 21:00 Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
- 20:50 Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)