Karamuço zbulon pse Jeton Lami hesht për Ervis Martinajn: Ja çfarë u tha hetuesve

18 Nëntor 2025 | 21:47

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur mbrëmjen e kësaj të marte në Euronews Albania, në emisionin Now me moderatoren Erla Mëhilli, lidhur me Jeton Lamin, ish-policin që ishte personi i fundit që takoi të zhdukurin Ervis Martinaj. Karamuço tha se ai është i vetmi që e di fatin e Martinajt.

“Është provuar që Jeton Lami nuk bashkëpunon me institucionet e drejtësisë. Ai ka kyçur gojën, duke iu referuar edhe asaj që ka thënë gjatë marrjes në pyetje: ka frikë për jetën e tij dhe të familjarëve. A e implikon veten po të flasë? Po, por ai e di shumë mirë fundin e Vis Martinajt. Organet e drejtësisë duhet të deklarojnë se ky person duhet të flasë. Në atë kohë ai nuk foli për emra konkretë, por foli për një listë të gjatë policësh që merrnin para nga Vis Martinaj, dhe ajo listë është në SPAK,” – tha Karamuço.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shtrëngatat rikthehen të premten, Anira Gjoni: Përplasja e masave të ajrit shkaktoi stuhitë në rajon

Specialistja e gjeoshkencës, Anira Gjoni, e ftuar në “Now” me Ilir Kazaferin, foli për reshjet dhe shtrëngatat që përfshinë rajonin gjatë ditës së djeshme, duke...
19:39 | 22/07/2026

Aksidenti tek Unaza e Madhe, ndërron jetë edhe i plagosuri tjetër, policia me njoftim zyrtar

Ka humbur jetën shtetasi tjetër egjiptian i cili ndodhej në të njëjtin mjet me viktimën tjetër. Konkretisht viktimat e identifikuara janë: Mohamed Lotf dhe Mohamed...
19:18 | 22/07/2026

Zjarr në Voskopojë, dy mjete zjarrfikëse dhe forca të shërbimit pyjor në operacion

Një vatër zjarri është shfaqur këtë të mërkurë në Voskopojë, në zonën e njohur si “Antenat” ndërsa menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt zonës janë...
18:02 | 22/07/2026