Kosova ndal Zvicrën 1-1, paraqitje dinjitoze e Dardanëve para play off-it

19 Nëntor 2025 | 07:05

Kosova barazoi 1-1 me Zvicrën në ndeshjen e fundit për kualifikuese e Botërorit 2026, e zhvilluar të martën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Një rezultat shumë i vlefshëm për Dardanët, të cilët e kishin siguruar “play off”-in disa ditë më parë dhe treguan karakter të madh, sidomos në pjesën e dytë.

Dueli nisi me intensitet të lartë, me Zvicrën që rrezikoi e para në minutën e 6-të, kur Aebischer depërtoi brenda zonës dhe goditi fuqishëm, por Arijanet Muriq reagoi me një pritje të shkëlqyer.

Deri në fund të pjesës së parë, të dy ekipet tentuan të krijonin raste, por 45 minutat u mbyllën pa gola, 0-0.

Vetëm dy minuta pas fillimit të pjesë së dytë, ishte Ruben Vargas i cili me qetësi dërgoi topin në rrjetë për epërsinë 1-0 të Zvicrës.

Pas golit, trajneri Franco Foda ndërhyri me zëvendësime duke futur Edon Zhegrovën dhe Baton Zabërgjën.

Reagimi i Dardanëve u shpërblye në minutën e 74-t, kur pas një aksioni të gjatë, topi u devijua drejt Florent Muslijes.

Mesfushori goditi menjëherë me të djathtën, duke e dërguar topin në shtyllën e djathtë, përtej duarve të Gregor Kobelit, në një gol spektakolar që ndezi atmosferën në “Fadil Vokrri”.

Në minutat e fundit, Kosova kërkoi me ngulm golin e dytë, duke ushtruar presion të vazhdueshëm, por pa mundur të krijojë një rast të pastër për t’i marrë tre pikët.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026