Problemi i pastrimit të parave, autori i raportit të Moneyval: Ku duhet të fokusohet Shqipëria
Raporti i fundit i Moneyval e rendit Shqipërinë ndër vendet me nivel të lartë risku sa i takon pastrimit të parave dhe tregut të monedhave virtuale.
Shqipëria thuhet në raport, nuk ka bërë progres në këtë drejtim. Raporti zbulon se vetëm disa hapa pozitivë janë ndërmarrë nga autoritetet në lidhje me sanksionet e synuara financiare.
Lidhur me tregun financiar të monedhave virtuale, më herët Moneyval, kërkoi nga vendi ynë, të rregullojë kuadrin ligjor, por në rekomandimin e radhës ka ulur notën e vlerësimit nga “kryesisht i pajtueshëm” në “pjesërisht i pajtueshëm”.
Në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, njëri prej autorëve të këtij raporti Andrew LeBrun tha se Shqipëria i ka përmbushur shumicën dërrmues të rekomandimeve, por problemi sipas tij mbetet fusha e tregut të aseteve virtuale.
“Në korrik të 2018, ekipi vlerësoj se vendi kishte plotësuar 28 nga 40 rekomandime, pati një raport pasur në dhjetor të 2019, ku u ngritën edhe gjashtë rekomandime shtesë. Mendoj se Shqipëria përmbush shumicën dërrmuese të rekomandimeve që janë caktuar nga Taksa Forca për veprimin financiar dhe raportin që është publikuar së fundmi ka në fokus implementimin e 6 rekomandimeve të mbetura, ku nevojiten veprime të mëtejshme….Janë edhe rekomandimet e BE për asetet virtuale për ofruesit e shërbimeve të aseteve virtuale, ndaj komentet janë bërë në kuadër të këtyre gjashtë rekomandimeve për veprimet e pamjaftueshme të autoriteteve”, tha ai.
Gazetarja Esmeralda Mulaj pyeti z. LeBrun se cilët janë sektorët kryesorë në Shqipëri që mund të bëhet pastrimi i parave, për këtë ai tha se raporti aktual nuk flet për fusha specifike.
Ai u shpreh se në raportin e vitit 2018, u vërejt se Shqipëria rrezikohej nga trafiku i drogës, trafikimi i qenieve njerëzore dhe korrupsioni.
“Por në një kontekst të përgjithshëm, unë mund të vë re se vendi po vepron mirë në përputhje me rekomandimet e Task-Forcës. Raporti i publikuar nuk mbulon fusha të veçanta, por raporti origjinal i publikuar në korrik të 2018, vinte në dukje fusha të ndryshme ku vendi ishte i cenueshëm nga aktivitet kriminal. Sikurse edhe për shumë vende të tjera, trafiku i drogës, i qenieve njerëzore dhe korrupsioni ishin kërcënime serioze për vendin, por ky raport i posaçëm nuk është përditësuar me analiza”, shtoi ai.
Në fund të intervistës, z. LeBrun tha se qeveria shqiptare duhet të shtojë punën kryesisht në aspektin e mbikëqyrjes, sipas kritereve të Fondit Monetar Ndërkombëtar.
“Duke parë këto aspekte, mendoj e ndoshta fusha kryesore ku ka nevojë për punë shtesë është mbikëqyrja.. jo ajo e pagesave financiare, por ka nevojë për përpunime, për mbikëqyrje që duhet të fokusohet në kriteret e FMN, gjë që Banka Qendrore është në dijeni, mendoj se ajo [qeveria shqiptare] ka plane për të vepruar, por është vonuar për shkak të COVID”, u shpreh ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik