Leo Xhangoli mposht boksierin anglez dhe fiton brezin e artë të “Titans Fight 6”

19 Nëntor 2025 | 12:25

Boksieri Leo Xhangoli është kurorëzuar kampion në turneun prestigjioz “Titans Fight 6”, duke siguruar brezin e artë pas një ndeshjeje emocionuese.

Përballë Xhangolit në ring ishte 28-vjeçari anglez Renzo Stocchetti, një kundërshtar që ai dhe trajneri Enton Kikrri e kishin studiuar me kujdes.

Boksieri shqiptar mori kontrollin që nga fillimi, duke dominuar tre raundet prej tre minutash dhe fitoi bindshëm 3–0 me pikë.

Ndeshja u zhvillua në një atmosferë të zjarrtë në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala”, ku publiku durrsak e mbështeti deri në sekondën e fundit.

Pas pjesëmarrjes në Europianin në Kroaci dhe Botërorin në Budva, kjo paraqitje e Xhangolit dëshmoi formën e tij më të mirë, me 19-vjeçarin që imponoi teknikë, qetësi dhe kontroll të plotë ndaj kundërshtarit.

I emocionuar pas fitores së 13-të në karrierë, Xhangoli falënderoi njerëzit më të rëndësishëm në jetën e tij: “Këtë fitore dua t’ia dedikoj familjes sime që më ka qëndruar pranë dhe, në veçanti, motrës sime të vogël, Anja, që më jep një motiv ekstra,” u shpreh ai.

Fitorja në “Titans Fight 6” e ngjit Leo Xhangolin edhe një shkallë më lart në karrierën e tij, duke e vendosur mes emrave më premtues të skenës së boksit shqiptar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026