Kreu i Emergjencave Civile në urën e Mifolit, Çako: Janë marrë të gjitha masat

19 Nëntor 2025 | 13:54

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, ka inspektuar këtë të mërkurë situatën në urën e Mifolit, aty ku vëmendja mbetet e përqendruar për shkak të reshjeve të ditëve të fundit.

Çako tha se të gjitha masat janë marrë dhe se në këtë fazë lumi Vjosë paraqitet plotësisht nën kontroll.

Sipas tij, gjatë orëve të pasdites priten reshje me intensitet të lartë përgjatë zonës bregdetare, por këto nuk pritet të kenë asnjë impakt në prurjet e Vjosës. Ai theksoi se strukturat e Emergjencave Civile dhe autoritetet vendore janë në terren dhe në gatishmëri për çdo situatë të mundshme.

“Kontrolli në urën e Mifolit është konsideruar një pikë kyçe për monitorimin e lumit, ndërsa qytetarët janë këshilluar të ndjekin njoftimet zyrtare dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme pranë shtratit të lumit”, është shprehur Çako.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026