Rritet niveli i Vjosës arrin në 5.8 metra, situata rëndohet nga ora në orë

19 Nëntor 2025 | 15:43

Niveli i ujit në Vjosë, në pikën matëse të Novoselës, ka arritur sot në kuotën 5.8 metra, duke treguar një rritje të ndjeshme të prurjeve. Sipas të dhënave të fundit, situata po rëndohet gradualisht, me prurje që shtohen nga ora në orë për shkak të reshjeve të dendura dhe ujërave që vijnë nga zona e Morës.

Autoritetet janë në gatishmëri të plotë dhe po monitorojnë vazhdimisht lumin, ndërsa paralajmërojnë se nëse ritmi i rritjes vijon, mund të ketë rrezik për zonat e ulëta përreth. Banorëve u kërkohet kujdes dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për çdo zhvillim të mundshëm.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026