Kikia: Ja prova që e vendos Berishën me shpatulla pas murit për “21 Janarin”

19 Nëntor 2025 | 22:12

Analisti Mentor Kikia ka folur për Euronews Albania në emisionin Now me moderatoren Erla Mëhillin, lidhur me ngjarjen e 21 janarit dhe thirrjen e Sali Berishës në SPAK. Sipas tij, audio-përgjimi është pika e vetme që mund të përdoret për të provuar nëse Berisha ka dhënë urdhër apo jo për atë ngjarje.

“Tani diskutohet për fundin dhe jo për fillimin. 21 janari ishte i organizuar që të ndodhte ashtu si ndodhi. Intensiteti i asaj demonstrate ishte i tillë. Ishte e organizuar. Skalioni ishte i përbërë nga Tepelena dhe Shkodra. Ambasada ishte lajmëruar atë ditë. Deri tani, protesta nuk është hetuar, është hetuar vetëm vrasja, pjesa përfundimtare. Janë akuzuar dhe hetuar vetëm disa nga të përfshirët. Historia u rikthye sepse mbeti pa autor vrasja e Aleks Nikës. Pas Strasburgut u hap çështja. Gjithçka që lidhet me atë çështje është urdhri: kush dha urdhërin. Ajo që i mbetet Berishës në tavolinë është një audio që supozohet, apo një zë i Berishës kur thotë ‘qëlloni’,” – tha Kikia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026