Hakimi mposht dyshen Salah-Osimhen, përzgjidhet “lojtari i vitit” në Afrikë
Ai cilësohet ndër mbrojtësit më të mirë në botë, po mbyll një vit të jashtëzakonshëm e me gjasa një tjetër sukses e pret në 2026-ën. Achraf Hakimi është një ndër lojtarët më në zë në botën e futbollit, sidomos kur flasim për shpejtësinë, nxjerrjen e ekipit përpara, por dhe në shënimin e golave edhe pse si mbrojtës i djathtë.
Të gjitha këto bënë që ai të përzgjidhet lojtari më i mirë afrikan i vitit, duke mposhtur dyshen Salah-Osimhen, që po ashtu kanë bërë mirë.
Ylli i PSG është padyshim një ndër emrat më të njohur jo vetëm të Marokut, por gjithë kontinentit afrikan, madje me performancën më të mirë në Evropë në rolin e tij. Kombëtarja të cilën ai përfaqëson nuk e fitonte një çmim të tillë që prej gati 3 dekadash e tani ishte Hakimi që riktheu trofeun e lojtarit më të mirë të kontinentit.
Përgjatë vitit 2025 fitoi tripletën me PSG, realizoi 11 gola dhe asistoi 16 herë shokët e skuadrës në 55 ndeshje. Një kontribut të jashtëzakonshëm ka pasur dhe në botëror me përfaqësuesen e tij që zhvilloi një rrugëtim të jashtëzakonshëm në Qatar. Hakimi aktualisht është i dëmtuar, që prej sfidës me Bayernin dhe shpreson të rikuperohet sa më shpejt për të qenë gati.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal