Rritet niveli i lumit Osum, përmbyten pedonalja dhe disa biznese në Berat (VIDEO)
Mëngjesin e sotëm, pedonalja e qytetit të Beratit është përmbytur si pasojë e reshjeve të shumta dhe rritjes së nivelit të ujit në lumin Osum. Mësohet se dhjetëra biznese janë përfshirë nga uji, duke shkaktuar dëme materiale dhe vështirësi në aktivitetin e përditshëm tregtar.
Përballë kësaj situate emergjente, strukturat e Mbrojtjes Civile, forcat zjarrfikëse dhe punonjës të Bashkisë së Beratit janë mobilizuar menjëherë për të ndërhyrë në normalizimin e situatës. Uji është tërhequr në disa pjesë të zonës, ndërsa puna për pastrimin dhe largimin e mbetjeve ka vijuar gjatë gjithë paradites.
Pavarësisht përmbytjes, pas përmirësimit të kushteve, shumë prej bizneseve kanë rifilluar aktivitetin e tyre duke nisur pastrimin dhe rregullimin e ambienteve të dëmtuara. Për shkak të rrezikut aktual që paraqet rrjedha e lumit Osum, një pjesë e segmentit që kalon pranë lulishtes është bllokuar përkohësisht duke lejuar qarkullimin vetëm në rrugën kryesore Antipatres, kjo ka sjellë dhe një fluks të shtuar të mjeteve me radhë të gjata prej 2 kilometrash.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur