Nesho: Moska diktoi planin amerikan të paqes, Rusia s’ka interes ta ndalë luftën
I ftuar në emisionin “Balkan Talks” në Euronews Albania, diplomati Agim Nesho analizoi propozimin amerikan për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës, ndërsa theksoi se, edhe pse është paraqitur nga amerikanët, sipas tij ky plan me shumë gjasa ka ardhur si kërkesë nga pala ruse, e cila arriti një farë suksesi në bisedimet në Alaska.
Nesho theksoi gjithashtu se Rusia nuk është e interesuar për të përfunduar këtë luftë, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump synon ta ndalojë atë, pasi kjo ishte si pjesë e premtimit të tij.
“Regjimi i Putinit nuk do ta përfundojë luftën, ndaj plani është në vazhdimësi dhe këtë herë duket se këtë plan e kanë kërkuar vetë rusët, të cilët arritën të kishin një fitore në takimin në Alaska. Dihet që Trump kërkon që të ndalojë luftën. Ky është një nga objektivat kryesore të tij. Nëse Europa ka probleme me sigurinë, vëmendja amerikane është ndaj një rajoni tjetër ku po del një fuqi dominante Kina. Prandaj Trump është shumë i qartë mbi ndarjen e detyrave midis Evropës dhe prioritetet e tij. Por Ukrainën e ka prioritet të parë. Ai premtoi se do ta ndalojë këtë luftë brenda 24 orëve, ose, nëse do të ishte president, nuk do të ndodhte kjo luftë. Deri tani kanë humbur jetën më shumë se 1 milion e 600 mijë njerëz nga të dyja palët. Nga këta, mendohet se rreth 1 milion e 100 mijë janë ushtarë rusë”, tha Nesho.
Diplomati vijoi duke shpjeguar se plani është negociuar për një periudhë 10-12 ditësh në Florida, mes përfaqësuesit special të Trump, Witkoff, dhe këshilltarit ekonomik të Putinit, Kirill Dmitriev.
Nesho theksoi se janë përcaktuar ndërsa tha se Rusia nuk dëshron q1% konflikti të ndalet pasi përveç humbjeve të mëdha në njerëz, ekonomia e Rusisë është kthyer në një ekonomi të orientuar ndaj luftës, ndërsa përfundimi i saj do të sjellë bllokime dhe riorganizim ekonomik, me pasoja të mundshme sociale dhe papunësi.
LEXONI GJITHASHTU:
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta