VIDEO/ Aksident në Lushnjë, Fordi merr flakë pas përplasjes me një BMW X5
22 Nëntor 2025 |
17:46
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në aksin kombëtar Lushnjë – Rrogozhinë, ku pas përplasjes së dy automjeteve, njëra prej tyre mori flakë.
Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar, ndërsa shoferët dolën nga mjetet e tyre.
Aksidenti ndodhi pranë një rreth-rrotullimi, kur një automjet tip Ford goditi nga pas një makinë tip BMW X5, çka shkaktoi ndezjen e Flakës në Ford.
Zjarrfikësit e Lushnjës mbërritën në vendngjarje dhe shuan flakët, ndërsa Policia Rrugore po dokumenton rastin dhe po menaxhon qarkullimin e trafikut.
Sipas ekspertëve të zjarrfikësve, shkëndijat nga bateria e Ford-it dhe çarja e tubave të gazit shkaktuan flakët në automjet.
Lajme të Sugjeruara
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur