Trump: Plani i paqes nuk është oferta përfundimtare për Ukrainën
Presidenti i SHBA-s, Donald Trump, tha se plani i paqes i paraqitur Ukrainës nuk është oferta përfundimtare për t’i dhënë fund luftës me Rusinë.
Sipas Trump, lufta e Ukrainës me Rusinë nuk duhej të kishte ndodhur kurrë.
“Jo, nuk është oferta ime e fundit. Do të donim të arrinim paqen. Duhet të kishte ndodhur shumë kohë më parë”, u tha Trump gazetarëve, ndërsa do të takohej me ish-golfistin, Jack Nicklaus, në fushën e golfit Joint Base Andrews.
“Lufta e Ukrainës me Rusinë nuk duhej të kishte ndodhur kurrë. Nëse do të isha president, nuk do të kishte ndodhur kurrë. Po përpiqemi ta përfundojmë. Në një mënyrë ose në një tjetër, duhet ta përfundojmë”, shtoi ai.
I pyetur se çfarë ndodh nëse Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nuk e pranon planin brenda afatit të tij të enjten, Trump u përgjigj: “Ai mund të vazhdojë të luftojë me gjithë zemër”.
LEXONI GJITHASHTU:
Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut