Plani i paqes në Ukrainë, Trump dhe Starmer bisedë telefonike për hapat e ardhshëm
Kryeministri britanik, Keir Starmer dhe presidenti amerikan, Donald Trump kanë zhvilluar një bisedë telefonike të shtunën dhe ranë dakord të punojnë së bashku për një plan paqeje për Ukrainën. Downing Street e përshkroi bisedën e Starmer me Trump si të mirë dhe konstruktive, duke vënë në dukje se të dy palët diskutuan hapat e ardhshëm në planifikimin diplomatik.
Në të njëjtën kohë, kryeministri kanadez, Mark Carney dhe kancelari gjerman, Friedrich Merz diskutuan lidhur me luftën në Ukrainë dhe situatën në Gaza. Të dy udhëheqësit riafirmuan mbështetjen për Ukrainën dhe theksuan se çdo marrëveshje duhet të përfshijë drejtpërdrejt Kievin, të mbrojë të drejtat e tij themelore dhe të përfshijë garanci konkrete sigurie.
Lidhur me Gazën, Carney dhe Merz përsëritën mbështetjen e tyre për Planin Gjithëpërfshirës të Paqes për t’i dhënë fund luftës dhe gjithashtu ranë dakord për rëndësinë e lejimit të ndihmës humanitare në shkallë të gjerë.
Të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu bashkëpunimin në fusha të tilla si mineralet kritike, energjia e pastër, inteligjenca artificiale, si dhe në sektorët e hapësirës ajrore dhe të mbrojtjes.
LEXONI GJITHASHTU:
- Gjashtë linja ajrore anulojnë fluturimet për në Venezuelë
- Dëbora e parë në Korçë, zbardhen fshatrat Dardhë e Shtyllë
SHBA, Britania dhe aleatët paralajmërojnë: Modelet e reja të AI-së po rrisin rrezikun e sulmeve kibernetike
U helmua me kërpudha, gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putinit gjendet i vdekur në mërgim
Më afër se Hëna, një asteroid “krejtësisht i padëmshëm” së shpejti do të kalojë pranë Tokës
- 18:18 BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze
- 18:14 Sanchez hedh poshtë kritikat për korrupsion
- 18:11 SHBA, Britania dhe aleatët paralajmërojnë: Modelet e reja të AI-së po rrisin rrezikun e sulmeve kibernetike
- 18:02 ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton
- 17:55 Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën
- 17:53 INSTAT: 1,5 milionë vizitorë në institucionet e trashëgimisë kulturore gjatë 2025-ës