Netanyahu: Hamasi dhe Hezbollahu do të sulmohen sa herë që shkelin armëpushimin
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka dekaruar se Izraeli do të vazhdojë të sulmojë Hamasin dhe Hezbollahun për shkeljet e tyre të armëpushimit. Ai ka theksuar se ushtria izraelite do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të parandaluar kërcënime të reja.
Netanyahu tha se Izraeli vazhdon të kryejë operacione në shumë fronte dhe se Izraeli goditi objektiva në Liban. Sipas tij Izraeli të vazhdojë të bëjë gjithçka që është e nevojshme në mënyrë që Hezbollahu të mos rifitojë aftësinë për t’i kërcënuar.
Të shtunën, Forcat Ajrore Izraelite nisën një seri sulmesh ajrore kundër pozicioneve të Hezbollahut në të gjithë Libanin, ndërsa në operacione të ndara njoftoi se dy anëtarë të organizatës u vranë në sulme me dronë në jug të vendit.
Kryeministri izraelit tha se një strategji e ngjashme po zbatohet në Rripin e Gazës.
“Që kur u vendos armëpushimi, Hamasi nuk ka pushuar së shkeluri atë dhe ne po veprojmë në përputhje me rrethanat. Ka pasur shumë përpjekje për të depërtuar në territorin tonë, përtej Vijës së Verdhë, me qëllim goditjen e ushtarëve tanë.
Ne i kemi parandaluar me vendosmëri dhe i kemi përgjigjur duke vendosur një çmim shumë të lartë. Shumë terroristë janë neutralizuar, ndërsa të tjerë janë kapur përmes tuneleve në Rafah”, tha ai duke shtuar se Izraeli është përgjegjës për sigurinë e vet.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West