Roboti kinez thyen rekordin Guinness, 100 km në tre ditë nga Suzhou në Shangai

24 Nëntor 2025 | 14:06

Një robot kinez është futur në Librin e Rekordeve Guinness pasi ka kryer ecje 100 kilometra në tre ditë. Kjo është distanca më e gjatë e përshkuar ndonjëherë në këmbë nga një robot.

Me një gjatësi 1.69 metra dhe duke qëndruar mbi dy këmbë, AgiBot A2 u nis nga qyteti i Suzhou-t, në Kinën lindore, mbrëmjen e 10 nëntorit dhe kaloi autostradat dhe rrugët për të mbërritur më 13 nëntor në lagjen historike Bund të Shangait.

Kompania AgiBot me seli në Shangai, tha se makina përshkoi një sërë sipërfaqesh duke respektuar gjithmonë rregullat e trafikut gjatë turit të saj pa ndalesa prej 106,286 metrash , i cili u certifikua të enjten.

Ky robot A2 është projektuar për detyra të tilla si shërbimi ndaj klientit dhe është i pajisur me një funksion bisede dhe mund të lexojë buzët. Kompanitë globale të teknologjisë po investojnë shuma kolosale në të ashtuquajturën inteligjencë artificiale natyrore, e cila përfshin ligjet e fizikës dhe mund të evoluojë në botën njerëzore.

Qeveria kineze po i inkurajon ndërmarrjet kombëtare të zhvillojnë robotë të tillë, me shpresën për t’u bërë lider global në këtë industri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026