Gazetari Eni Ferhati, i ftuar në emisionin “Now”, ka analizuar dinamikat e reja të konflikteve kriminale që po çojnë në vrasje, duke marrë shkas nga atentati i fundit ndaj Julian Sulos, i njohur si “Juli i Pashakos”, rival i bandës së Aldo Bares, i ndodhur sot në Lushnjë.
Ferhati theksoi se në përplasjet e hershme mes grupeve rivale ndodh një taktikë e tillë që të shkëmbejnë armiqtë mes bandave.
“Sipas të dhënave publike Julian Sulo ka patur një konflikt të hapur me një person të afërm të Aldo Bares kapo-bandës i cili mbahet i burgosur. Nuk di që ka patur zhvillim të këtij konflikti që të arrijë deri në këto përmasa por mbetet një pistë.
Është për tu evidentuar fakti që kemi të bëjmë më një metodë të re të grupeve kriminale, shkëmbimi i armiqve të tyre. Grupe rivale dikur janë bërë bashkë dhe kanë shkëmbyer armiqtë e tyre për ti eliminuar për të bërë një kakofoni gjatë hetimeve. Është më e vështirë zbulimi i një atentatori nga një vend që kryen ngjarjen në një vend tjetër, duke përdorur dhe forma të sofistifikuara.
Edhe në këtë ngjarje është mundësia që atentatorët të jenë të një zone tjetër dhe kanë ardhur të veprojnë në Lushnjë. Shoferi i cili i ka orientuar duhet të jetë i zonës ndërsa atentatorët të jenë aty vetëm për të kryer vrasjen.
Dosjet e Sky Ecc gjithashtu na kanë treguar edhe për vrasës me pagesë që kanë kryer ngjarjen dhe janë larguar”, tha Gazetari Eni Ferhati.
LEXONI GJITHASHTU: