Gazetari: Rrethi është më i gjerë se 2 persona në Orosh, amerikanët bashkëpunuan…

25 Nëntor 2025 | 21:49

Gazetari Fatjon Gjinaj ka analizuar në “Now” detaje mbi operacionin antiterror të zhvilluar një ditë më parë në Orosh.

Gjinaj thekson se hetimet përfshijnë një rreth më të gjerë personash dhe jo vetëm dy të arrestuarit kryesorë.

“Sipas disa të dhënave në këtë operacion ka patur bashkëpunim jo vetëm të agjencive shqiptare por dhe amerikane. Nuk duhet të habitemi që kur të dalin para gjykatës këta shtetas pak ditë më vonë, të ketë persona të tjerë përgjegjës, është një rreth më i gjerë. Ky informacion vjen brenda strukturave të hetimit të rastit. Nuk ka pasur asnjë moment shkëputje të lokalizimit dhe mbajtjes në survejim të shtetasit Erzen Uka.

Mjafton të shohim pamjet e brendshme të banesës që ngjasojnë me rastet e videove të Sirisë dhe Irakut, me një flamur, çanta të mbushura me granata dhe armë të rrezikshme”, u shpreh gazetari.

Gazetari u shpreh se i dyshuari kryesor, Erzen Uka, ka qenë nën monitorim të pandërprerë nga strukturat e hetimit. Sipas Gjinajt, Uka ka tentuar disa herë të largohet nga territori shqiptar pas daljes nga burgu.

Erzen Uka ka qenë i monitoruar gjatë gjithë kohë që nga lëvizja që kryente, kontaktet që kishte…

Ka tentuar disa herë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë viteve të fundit pas daljes nga burgu, një rast që di është se ka tentuar të largohet drejt Greqisë, me aryetimin që do punonte në punë sezonale dhe nuk është lejuar pikërisht për shkakun se ishte nën monitorim”, theksoi gazetari Fatjon Gjinaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...
22:30 | 27/07/2026

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026