Si ra Antiterrori në gjurmët e 2 radikalëve në Orosh, Ferhati: Uka mbahej në vëzhgim

25 Nëntor 2025 | 21:04

Gazetari Eni Ferhati tha në emisionin Now në Euronews Albania se njëri nga personat e arrestuar një natë më parë gjatë operacionit të RENEA në Orosh mbahej nën vëzhgim nga Antiterrori.

Ai tregoi se operacioni ishte i shtrirë në kohë dhe është vepruar në bazë të disa përgjimeve që sugjeronin se banesa ku qëndronin 2 të arrestuarit, të cilët konsiderohen persona me rrezikshmëri të lartë ishte një lloj baze.

“Ka qenë një operacion i rrezikshmërisë së lartë për shkak të të shkuarës së 2 personave të arrestuar. Fillimisht menduam se bëhej fjalë për një operacion të SPAK se kishte një terr informativ, por kemi të bëjmë me një rast ku drejtoria e Antiterrorit ka vepruar. Kemi të bëjmë me persona që mbahen nën vëzhgim të vazhdueshëm si persona me risk sa i përket ekstremizmit të dhunshëm dhe mund të kryejnë veprimtari kriminale si persona të proceduar më herët nga autoritetet, janë interceptuar disa biseda në rrugë elektronike nga shërbimet e antiterrorit që pasi kanë lokalizuar këtë banesë të braktisur në Orosh është vendosur të ndërhyhet. Operacioni ka qenë i shtrirë në kohë, me një veprimtari të mëhershme të paligjshme sidomos për shtetasin Erzen Uka. Armët e gjetura në banesë janë të fuqishme si kallash, granat etj., është gjetur edhe flamuri i ISIS. Dyshimet ishin se ishte një lloj baze”, tha Ferhati.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026