Karamuço jep detaje nga Oroshi: Nuk ishte një celulë e zakonshme, përgatiteshin…
Ervin Karamuço, ekspert i sigurisë, ka folur mbrëmjen e kësaj të marte në emisionin “NOW” me moderatoren Erla Mëhilli në Euronews Albania, lidhur me operacionin antiterror të zhvilluar një ditë më parë në Orosh. Sipas Karamuços, baza e gjetur do të përdorej për trajnim.
“Policia e antiterrorit, e cila ka kryer një operacion të suksesshëm duhet thënë, pa viktima është pika fundore e një procesi që zhvillohet me monitorimin e këtij kontingjenti. Fillimisht futen shërbimet inteligjente dhe SHBA-të kanë vëzhgim të shtuar në Ballkan. Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje-Hercegovinë. Ka raste të personave të riatdhesuar pas ardhjes nga ISIS. Këtu kemi një rast tjetër, sepse ka disa të radikalizuar, mes tyre edhe ish-pjesëtarë të Forcave të Armatosura, sigurisht në kushte patologjike mendore, ku mendojnë për xhihad. Është siguruar informacioni se ata ishin të armatosur brenda shtëpisë. Policia i ka lokalizuar nëpërmjet disa aparaturave. Nuk ishte një shtëpi e zakonshme; njëri prej tyre, në mendjen e vet, ka dashur të modelojë një kamp trajnimi. Donin të shtonin radhët dhe të nisnin misionet,” – tha Karamuço.
LEXONI GJITHASHTU:
- Komandoja që u kthye në terrorist, Hoxha: Kush është Erzen Uka i arrestuari në Orosh
- Dinamika nga Oroshi, pse u ngujuan dy të rinjtë në banesë dhe si u vetëdorëzuan
“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
“E telefonova punonjësen e Kuvendit dhe i kërkova falje”, Erla zbulon komunikimin me Shehajn
“Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “E telefonova punonjësen e Kuvendit dhe i kërkova falje”, Erla zbulon komunikimin me Shehajn
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara
- 20:41 Dita e 58-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 20:23 Kryeministri irakian urdhëron hetim lidhur me akuzat e Arabisë Saudite për sulm me dronë