Dinamika nga Oroshi, pse u ngujuan dy të rinjtë në banesë dhe si u vetëdorëzuan

25 Nëntor 2025 | 09:49

Policia e Shtetit ka sqaruar të gjithë dinamiken e ngjarjes së ditës së djeshme në lidhje me dy personat e armatosur, Erzen Uka, 35 vjeç dhe Julian Cumraku, 34 vjeç të cilët u ngujuan në një banesë në fshatin Orosh të Fushë-Arrëzit, ndërsa informacionet për opinionin publik nuk ishin shumë të qarta.

Sipas njoftimit zyrtar të nisur mëngjesin e kësaj të marte, gjithçka ka nisur rreth orës 09:00 të së hënës, kur shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, gjatë kontrollit të territorit në fshatin Orosh në Fushë-Arrëz, kanë konstatuar një person i cili, sapo ka parë shërbimet e Policisë, është larguar me shpejtësi duke u futur në një banesë të braktisur, pronë e shtetasit P. C.

“Efektivët i kanë bërë thirrje këtij personi që të dilte nga banesa, por ai nuk i është bindur thirrjes së Policisë dhe ka kërcënuar punonjësit e Policisë. Ndodhur në këtë situatë, bazuar edhe në informacionet e siguruara më parë për rrezikshmërinë e këtij personi, shërbimet e Policisë rrethuan banesën dhe kërkuan ndërhyrjen e forcave policore të specializuara, me qëllim sigurimin e jetës së punonjësve të Policisë.

Në vendngjarje erdhën Forcat Speciale RENEA, të cilat morën në kontroll perimetrin e jashtëm të banesës që mbahej nga forcat e Komisariatit të Policisë Pukë dhe forcat “Shqiponja” të DVP Shkodër.

Në momentin që Forcat Speciale RENEA i kanë bërë thirrje personit të dalë nga banesa, nga brenda banesës është qëlluar me armë zjarri në drejtim të forcave speciale RENEA.

Pas 12 orësh në rrethim, ku Forcat Speciale RENEA u bënë thirrje të vazhdueshme për t’u dorëzuar, për shkak të pamundësisë për t’u larguar nga rrethimi dhe pas negociatave me të afërmit e tyre, të cilët luajtën një rol të rëndësishëm në finalizimin e operacionit pa përdorur forcë dhe pa shkaktuar dëmtime, të dy personat që ndodheshin në brendësi të banesës u dorëzuan.

Në momentin e vetëdorëzimit, shtetasi Erzen Uka kishte një dëmtim tejshpues në kofshën e djathtë, i cili menjëherë është transportuar me ambulancë në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit të banesës janë sekuestruar, në cilësinë e provave materiale, 4 armë zjarri automatike dhe një armë zjarri pistoletë, një flamur i Organizatës Terroriste “Shteti Islamik” (ISIS), i vendosur në mur ndërmjet armëve të lartpërmendura, 17 copë granata dore difensive, municion luftarak, kapsolla detonatore elektrike për shpërthimin e lëndëve eksplozive, fitil zjarrpërcjellës që përdoret për shpërthimin e lëndëve plasëse dhe dy gëzhoja”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Erzen Uka, 35 vjeç, lindur në Gjorm-Kurbin, i dënuar për veprën penale “Nxitja e urrejtjes dhe grindjeve”.

Julian Cumraku, 34 vjeç, lindur në Pukë, i dënuar për veprat penale “Vjedhje” dhe “Kanosje”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, “Prodhimi i armëve luftarake”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit

Një biznes në qendër të qytetit të Elbasanit është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në...
12:47 | 16/07/2026

Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka bërë publik mocionin e dorëzuar në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së, përmes të cilit propozon hapjen e një...
11:39 | 16/07/2026

Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)

Një rast i trafikimit të armëve është goditur nga Policia e Shtetit në Sarandë, në kuadër të operacionit të koduar “Mekanizmi”. Si rezultat i operacionit...
10:55 | 16/07/2026