FOTO/ Dorëzimi dramatik në Rrëshen, njëri prej të ngujuarve i plagosur

24 Nëntor 2025 | 22:04

Ky është Erzen Uka, njëri prej personave që iu dorëzua policisë pas ngujimit bashkë me Julian Cumrakun në një banesë në Rrëshen.

Të dy u dorëzuan mbrëmjen e kësaj të hëne, pas dhjetëra orësh negociata dhe thirrjesh nga RENEA.

Erzen Uka rezulton të jetë i plagosur në këmbë por nuk është e qartë se si ka ndodhur, pasi policia dhe RENEA thonë se nuk kanë qëlluar drejt banesës ku po fshiheshin ai dhe Cumraku.

Kujtojmë se pas më shumë se 12 orësh rezistence Julian Cumraku dhe Erzen Uka janë vetëdorëzuar te forcat RENEA.

Operacioni nisi mëngjesin e kësaj të hëne fshatin Orosh të Fushë-Arrëzit, ku banesa ku ata fshiheshin u rrethua fillimisht nga policia lokale dhe më pas, gjatë mesditës, nga njësia speciale RENEA ndërsa dyshohet se qëndronin të fshehur në këtë banesë prej dy muajsh.

Cumraku dhe Uka ishin prej kohësh nën vëzhgimin e Antiterrorit ndërsa dyshimet se ata ishin të armatosur rëndë e bënë situatën më të rrezikshme, ndaj forcat speciale shmangën çdo ndërhyrje direkte deri në sigurimin e kushteve për një zgjidhje pa pasoja, edhe pse të dy ishin të vendosur të mos përgjigjeshin thirrjeve për dorëzim të policisë.

Gjatë negociatave, policia solli në vendngjarje familjarë të Julian Cumrakut të cilët luajtën një rol vendimtar në bindjen e tyre për t’u dorëzuar.

Pas orësh të gjata tensioni, ata dolën nga banesa dhe u dorëzuan, teksa Erzen Uka ishte i plagosur në këmbë, në rrethana ende të paqarta, pasi policia thotë se nuk ka përdorur armë gjatë operacionit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit

Një biznes në qendër të qytetit të Elbasanit është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në...
12:47 | 16/07/2026

Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka bërë publik mocionin e dorëzuar në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së, përmes të cilit propozon hapjen e një...
11:39 | 16/07/2026

Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)

Një rast i trafikimit të armëve është goditur nga Policia e Shtetit në Sarandë, në kuadër të operacionit të koduar “Mekanizmi”. Si rezultat i operacionit...
10:55 | 16/07/2026