Pushimet u kthyen në tragjedi, zbulohen shkaqet e vdekjes së familjes në Stamboll
Katër anëtarët e një familjeje turko-gjermane humbën jetë në nëntor gjatë pushimeve në Stamboll. Autopsia e kryer ka zbuluar se familja humbi jetën nga helmimi me fosfinë.
“Nuk u gjet asnjë gjurmë helmi në gjak, stomak apo ushqim të konsumuar nga familja, ndërsa u zbulua një prani e fortë e fosfinës”, thuhet në raportin nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.
Më tej raporti thekson se u gjetën prova të forta që tregojnë se familja Boçek vdiq për shkak të gazit fosfinë. Raporti duket se konfirmon se spërkatja antiparazitare e kryer brenda hotelit ku po qëndronin prindërit dhe dy fëmijët mund të jetë shkaku i vdekjeve.
“U gjetën prova se ky produkt kimik është përdorur nga hoteli”, thuhet në raport.
Fosfina, e njohur edhe si hidrid fosfori ose fosfid alumini është një insekticid shumë toksik për njerëzit dhe gjitarët. Në gjendjen e saj të gaztë, ajo hyn në trup nëpërmjet thithjes, duke u shpërndarë kryesisht në mëlçi, sistem nervor dhe zemër.
Produkti dyshohet se kontaminoi dhomën e familjes përmes ventilatorit të tualetit. Hoteli ku ishin të akomoduar viktimat u mbyll dhe 11 persona u arrestuan.
LEXONI GJITHASHTU:
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik