Derbi i Londrës mbyllet në barazim 1-1, Liverpool rikthehet te fitorja

1 Dhjetor 2025 | 07:30

Derbi i Londrës mes Arsenalit dhe Chelseat përfundoi në barazim 1-1, por skuadra e Mikel Artetës mbetet në krye të klasifikimit  ndërsa fitore morën edhe Liverpool dhe Manchester United.

Arsenali regjistroi barazimin e tretë këtë sezon në kampionat, në një ndeshje të luajtur në Stamford Bridge ku Chelsea kaloi i pari në avantazh në pjesën e dytë me golin e Chalobah, por Merino riktheu ekuilibrin me një shënim të saktë, duke mbyllur sfidën në 1-1.

Ndërkohë, mesfushori Caicedo u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 38, por kjo nuk e ndikoi shumë rezultatin final.

Topçinjtë mbeten në krye të tabelës me 30 pikë, pesë më shumë se ndjekësi më i afërt, Manchester City.

Të dielën Liverpool u rikthye te fitorja ku mundi 0-2 në transfertë West Ham, me golat e Isak dhe Gakpo.

Manchester United gjithashtu triumfoi në transfertë ndaj Crystal Palace, me golat e Zirkzee dhe Mount, ndërsa Mateta shënoi për vendasit me penallti.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026