Shaqiri humb sërish penalltinë, trajneri i Bazelit pralajmëron ndryshime

1 Dhjetor 2025 | 12:28

Bazeli përjetoi një situatë të njohur kundër St. Gallen, pasi Xherdan Shaqiri humbi sërish një penallti, ashtu si kishte ndodhur më parë kundër Luganos. Në minutat kur rezultati ishte 0-0, kapiteni 34-vjeçar pati mundësinë të çonte ekipin e tij në epërsi, por nuk realizoi nga pika e bardhë.

Portieri Marëin Hitz nuk deshi të diskutojë gabimin e Shaqirit. “Kjo është mungesë respekti. Ai është personi i fundit që duhet të diskutojmë”, tha Hitz, duke mbrojtur kapitenin dhe duke theksuar se nuk kishte asnjë arsye për kritikë publike.

Trajneri Ludovic Magnin deklaroi se Bazeli do të rishqyrtojë hierarkinë e ekzekutuesve të penalltive.

“Është padyshim për të ardhur keq që Shaqiri humbi dy penallti kur rezultati ishte 0-0. Do ta shqyrtojmë për herën tjetër. Kemi disa emra të tjerë në listë. Kundër St. Gallen, Bénie Traoré do të kishte qenë ekzekutuesi i dytë”, tha ai.

Megjithatë, Magnin e mbështeti plotësisht kapitenin e tij. “Lojtarët më të mirë në botë kanë humbur penallti. Shaqiri sigurisht që nuk ka nevojë për ndihmë,” shtoi trajneri. Ai po ashtu theksoi se zëvendësimi i Shaqirit në minutën e 66-të nuk kishte lidhje me penalltinë e humbur.

“Vetëm këtë mëngjes vendosëm që Shaqiri do të luante si titullar. Nuk donim t’ia tendosnim pulpën. Prandaj, ishte planifikuar një kohë loje prej 60 deri në 70 minutash”, tha Magnin.

Trajneri u shpreh i kënaqur që skuadra vazhdoi të ushtronte presion dhe të sulmonte edhe pas largimit të Shaqirit. Ai kujtoi gjithashtu se kundër Genk-ut, Bazeli kishte funksionuar mirë edhe pa Shaqirin, duke treguar se skuadra mund të performojë mirë pavarësisht mungesës së kapitenit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026