Llabani sjell detaje të forta për vrasjen e biznesmenit në Elbasan

1 Dhjetor 2025 | 21:15

Gazetarja Anduena Llabani në Euronews Albania në emisionin Now me Erla Mëhilli foli mbi ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Elbasan, ku mbeti i vrarë biznesmeni Edmond Mëhalla.

Sipas Llabani vrasjet e fundit të ndodhura në vendin tonë janë ngjarje që ndjekin skenarin e njëra-tjetrës.

“43-vjeçari ishte me precedent penal, i hetuar në Itali, jo vetëm për trafik ndërkombëtar por edhe për pastrim parash, hetuar në Shqipëri, i mbyllur me vendim gjykate në vitin 2023 dhe i shpallur i pafajshëm. Pjesa tjetër ka lidhje me gjithë veprimtarinë që ai ka kryer ndër vite. Biznesi që ai kishte lidhet me një kompani taksish dhe deri diku e kishte legjitimuar biznesin e tij.

Por të ardhurat që kishte siguruar më parë për të ushtruar aktivitetet që kishte si biznesmen ishin një pasqyrë e një realiteti tjetër, çka Prokuroria e Elbasanit në vitin 2020 nisi një procedim penal për pastrim parash ndaj tij.

Mendohet që, falë ndërhyrjes dhe pagesave që janë bërë në pjesën e hetimit, procesi ndaj tij është mbyllur me kërkesë të prokurorisë dhe gjykata e ka shpallur të mbyllur procesin ndaj tij.

Që prej asaj kohe, ai ka vazhduar ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë, ku mendohet se është përfshirë në një aksion të trafikimit të lëndëve narkotike. Një informacion që është nxjerrë nga policia është se ky individ është përfshirë katër ditë më parë në një sherr me persona të cilët dyshohet se janë autorët e ngjarjes.

Viktima ka shumë hesape të palara, shumë problematike ndër vite, dhe është e vështirë të dilet me një pistë të vetme”, është shprehur gazetarja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ka njerëz gjallë atje”, dëshmitë rrëqethëse nga zonat e goditura nga tërmeti në Venezuelë

Shumë banorë e kaluan natën në rrugë ose duke kërkuar familjarët e tyre në Catia La Mar, në shtetin La Guaira, një nga zonat që...
16:14 | 25/06/2026

Incident në Policinë e Shtetit, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës pezullohet pasi u përplas me drejtuesen e Burimeve Njerëzore

Ish-drejtori i Policisë së Shkodrës, Gentjan Berberi, është pezulluar nga detyra dhe ndaj tij ka nisur një hetim disiplinor pas një incidenti të ndodhur në...
15:51 | 25/06/2026

Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës

I ftuar në një lidhje live nga SHBA për Now me Thimi Samarxhi, gazetari shqiptar Denion Ndrenika komentoi debatin e krijuar pas publikimit nga kryeministri...
15:19 | 25/06/2026