Vendimi i GJKKO për Ballukun, Balla: Gjykata nuk mund të pezullojë një ministre

2 Dhjetor 2025 | 11:30

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla komentoi në një komunikim me mediat nga Kryesia e Kuvendit vendimin e Gjykatës së Posaçme për të pezulluar nga detyra zv.kryeministren Belinda Balluku.

Në përgjigje të interesit të mediave lidhur me qëndrimin e tij, Balla u shpreh se është në një linjë me kryeministrin për faktin se gjykata nuk mund të pezullojë një ministre.

“Ka pasur një çedim nga GJKKO për pezullimin e një ministri. Në vlerësimin e kryeministrit, por dhe unë pas 21 vitesh në politikë, mendoj se nuk e ka një kompetencë të tillë gjykata të pezullojë një ministër. Kushtetua e ka barazuar ministrin me deputetin sa i takon imunitetin. Megjithatë, për fat të mirë, rendi kushtetues e ka përcaktuar qartë, që kur ke një ankesë e çon në Gjykatën Kushtetuese”, tha Balla.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë

Në ditën e 24-t të protestës, disa pjesëmarrës kanë vendosur shirita të skenës së krimit dhe një sirenë policie përpara godinës së Kryeministrisë. Protestuesit dëgjohen...
22:02 | 23/06/2026

Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së martës në zonën e Lungomares. Sipas informacioneve paraprake, një motomjet ka përplasur një këmbësore, e cila është...
21:55 | 23/06/2026

Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë në ditën e 24-të të protestës, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën më pas marshimin...
21:53 | 23/06/2026